Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë sot u mbajt takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e projektligjit për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme.
Në prezencën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dy zëvendësministrave, Blerim Sallahu dhe Nita Shala si dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit, kryesuesi i këtij takimi Isuf Jahmurataj shprehu mirëseardhje anëtarëve të këtij grupi, duke iu uruar mbarësi në vazhdimësi të punëve drejt hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shprehu falënderimet ndaj anëtarëve të Grupit Punues, gjegjësisht përfaqësueseve nga shoqëritë civile, institucionet relevante të drejtësisë dhe partnerëve strategjik ndërkombëtarë, për vullnetin që të kontribuojnë në këtë drejtim, drejt forcimit të ligjit dhe drejtësisë në Republikën e Kosovës.
“Ministrja Haxhiu duke theksuar nevojën e domosdoshme për hartimin e këtij projektligji, theksoi se tashmë jemi vonuar në drejtim të kompletimit të pakos ligjore kundër korrupsionit me qëllim të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, njofton MD.
Sipas Ministres së Drejtësisë, ky rregullim nuk ka treguar apo dëshmuar sukses në luftimin e pasurimit të paligjshëm pasi që aktualisht me legjislacionin në fuqi në çdo rast kushtëzohet konfiskimi i pasurisë së përfituar përmes aktivitetit kriminal me zhvillimin e procedurës penale që ndërlidhet me kryerjen e një vepre penale, gjë që paraqet pengesë juridike që krimi i organizuar të luftohet në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Në fjalimin e saj, Ministrja Haxhiu u zotua personalisht që me të gjitha kapacitetet intelektuale dhe mekanizmave të Ministrisë së Drejtësisë, do jetë në përkushtim të plotë për të jetësuar forcimin dhe zbatimin e ligjit, si dhe inkurajoi anëtarët e Grupit Punues për angazhim të pakursyer në mënyrë që bashkërisht të konsiderojmë se korniza ligjore duhet të jetë në shërbim të interesit të përgjithshëm shoqërorë, me qëllim të mbrojtjes së vlerave shoqërore si dhe garantimin e sigurisë dhe rendit publik për shoqërinë dhe individin si një tërësi komplementare.
Tutje në takim, është bërë prezantimi i planit të punës nga Isuf Jahmurataj – Kryesues i Grupit Punues, i cili pritet të përfundohet brenda vitit.
Në anën tjetër të pranishmit në takim, përfaqësues nga institucionet dhe organizatat vendore dhe ndërkombëtare, fillimisht u deklaruan për nevojën e bashkëpunimit dhe konsultimit për disa çështje kryesore si: organin kompetent për konfiskim, fushëveprimin e ligjit e të tjerë, si dhe shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe kontribuar në këtë proces të rëndësishëm reformues në sistemin e drejtësisë.
Në fund të takimit, anëtarët e Grupit Punues, u dakorduan rreth planit të punës dhe formatin mbi bazën e të cilit do të hartohet ky projektligj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Të dehur sulmuan policët – publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Akuzohet për mashtrim kompjuterik në bursa, sekuestrohen katër pasuri të paluajtshme të 42-vjeçarit në Tiranë

VLEN: Investojmë 12 milionë euro në spitalin “8 Shtatori”, shëndetësia po merr frymë

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania