LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Diasporës i reagon Fitore Pacollit: Të qenurit deputete nuk u jep të drejtën për të shpifur

Ministria e Diasporës i reagon Fitore Pacollit: Të qenurit deputete nuk u jep të drejtën për të shpifur

Ministria e Diasporës ka reaguar ndaj deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, e cila përmes një postimi në Facebook, akuzoi këtë ministri se po frikësohet nga debati publik me bashkatdhetarët.

Ministria e Diasporës në reagimin e saj thekson se deputetja Pacolli ka bërë shtrembërimin e së vërtetës.


““Fakti” që përmendet për lista të caktuara nga znj. Pacolli është jo vetëm shtrembërim i së vërtetës por një shpifje e paargumentuar dhe qëllimkeqe.
Të qenurit deputete nuk ja u jep të drejtën për të shpifur – e aq më pak në llogari të diasporës tanë për pak poenë politik”, thuhet në reagim.

Pacolli: Ministria e Diasporës po i frikësohet diskutimit të hapur me mërgatën
Lexo po ashtu Pacolli: Ministria e Diasporës po i frikësohet diskutimit të hapur me mërgatën

Reagimi i plotë:

Reagim drejtuar znj. Fitore Pacolli, deputete e Kuvendit të Kosovës

Në postimin e saj në një rrjet social, znj. Pacolli, e cila është pjesë e delegacionit të përzier të Qeverisë dhe Kuvendit në konsultimet publike për Ligjin e që janë mbajtur deri tash në: Francë, Zvicër, Suedi – dhe janë duke u mbajtur në Turqi, e pritet të mbahen dhe në Gjermani, Austri, Belgjikë, Mbretëri e Bashkuar dhe ShBA ka bërë shtrembërim të së vërtetës, gjë për të cilën ne si Ministri jemi të detyruar të reagojmë:

Fillimisht, transparenca e Ministrisë është e pandershme të vihet në pikëpyetje sepse ka qenë Ministria ajo që e para ka kërkuar me iniciativë të vet Ministrit takimin me Komisionin – dhe aty ka ftuar të gjithë deputetët të jenë pjesë përbërëse e këtij delegacion – edhe pse nuk kemi qenë të obliguar ta bëjmë këtë.

Ministria si për secilin aktivitet tjetër, ashtu edhe për konsultimet publike mbi Ligjin, fton të gjitha shoqatat, grupet e interesit, diasporën tanë përmes postës elektronike, postimeve në faqen zyrtare dhe rrjetet sociale të Ministrisë, si dhe përmes Ambasadave dhe Konsullatave tona.

“Fakti” që përmendet për lista të caktuara nga znj. Pacolli është jo vetëm shtrembërim i së vërtetës por një shpifje e paargumentuar dhe qëllimkeqe.

Të qenurit deputete nuk ja u jep të drejtën për të shpifur – e aq më pak në llogari të diasporës tanë për pak poenë politik.

Si ju e nderuara redaksi e Telegrafit, po ashtu dhe znj. Pacolli, ftoheni që të vini dhe të keni qasje në të gjitha korrespodencat me postë elektronike që kemi bërë për këtë proces – edhe përkundër faktit që tashme e keni dëshmuar që keni dëshirë që ky proces të dështojë. Politizimi dhe instrumentalizimi i diasporës, për ne si Ministri është i papranueshëm – dhe si të tillë do ta kundërshtojmë.

Në fund, kujtojmë zonjën Pacolli se e ka gabim datën e mbajtjes së konsultimit publik në Stutgard – ajo është me datë 15 nëntor në orën 18:30 në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stutgard, e jo 16 nëntor sikurse zonja deputete pretendon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kurrë në jetë nuk kam pas tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë", Peci citon serbin që i ishte bartur pronësia me një vendim të vitit 1976

Lajme
I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

Lajme
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Lajme
Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Lajme
Kalo në kategori