Ministria e Bujqësisë ka reaguar ndaj Shoqatës së Vreshtarëve “Vreshtari” me seli në Rahovec të cilët gjatë ditës kanë thënë se kjo ministri ka marrë vendim për uljen e subvencioneve për këtë sektor.
Nga ministria thonë se asgjë rreth kësaj nuk është e vërtetë.
“Sot pasdite në media qarkulloi një lajm i cili bazohet në një reagim të lëshuar gjatë ditës nga Shoqata e Vreshtarëve “Vreshtari” me seli në Rahovec. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me këtë rast njofton të gjithë fermerët e Republikës së Kosovës, me theks të veçantë vreshtarët se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë reagim/lajm dhe se MBPZhR deri më tani nuk ka marrë kurrfarë vendimi për uljen ose ngritjen e kësaj kategorie apo të çdo kategorie tjetër të mbështetjes përmes Programit të Pagesave Direkte – Subvencioneve”, thuhet në reagimin e ministrisë.
Ndërkohë që nga Shoqata e Vreshtarëve “Vreshtari” kanë thënë se “Bazuar në takimin informues të mbajtur me datën 11.06.2021 të ftuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural lidhur me pagesat direkte-subvencione për vitin 2021, zyrtarët përgjegjës për këtë sektor njoftuan me propozimin e ri i cili ka ardhur nga Drejtoria e Pagesave-AZHB ku shoqata nuk është ftuar as informuar më herët për uljen e subvencioneve për sektorin e vreshtarisë nga shuma 1000 euro për Ha në 400 euro/Ha. Në bazë të këtij njoftimi ne si shoqatë dhe përfaqësues të bujqve vreshtarë, kemi reaguar ashpër në takim dhe kemi kundërshtuar këtë propozim i cili ka pasoja për gjithë sektorin e Vreshtarisë që konsiderohet si i vetmi sektor që sjell punësime dhe të hyra në ekonomitë familjare në mbi 4760 fermerë në gjithë territorin”, thuhet në reagimin që bën sot kjo shoqatë.
Ndërsa ata kanë paralajmëruar protesta nëse ministria nuk tërhiqet nga siç e quajnë ata vendim.
“Shoqata e Vreshtarëve ‘Vreshtari’ kundërshton fuqishëm çdo veprim dhe çdo tendencë për të ulur subvencionimin e këtij sektori me rëndësi të veçantë për ekonominë e vendit. Ky reagim është hap i parë për reflektim nga udhëheqës të MBPZHRsë që të mos marrin vendime pa konsultime dhe në dëm të sektorit të vreshtarisë ku po ashtu kundërshtojmë mos ftesën e përfaqësuesit të shoqatës së vreshtarë në grupet punuese për planifikimin dhe organizimin e masave dhe nën masave për programin”, ishte njëra nga deklarata e shoqatës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën