LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Bujqësisë prezanton programin për vitin 2017

Ministria e Bujqësisë prezanton programin për vitin 2017

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi do të bëjë prezantimin e Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2017.

Sipas njoftimit për media nga MBPZH-ja, për këtë program, sivjet janë planifikuar 23 milionë euro.


Ngjarja nis sot nga ora 11:00 në hotelin “Amazona”, në magjistralen Prishtinë -Vushtrri. /Telegrafi/