Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ka hapur nga sot fazën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për disa kultura dhe aktivitete bujqësore.
Për sektorët, të cilët do të mbështeten përmes Programit për Pagesa Direkte 2019, MBPZHR-ja ka ndarë një buxhet prej 25 milionë euro dhe afati për aplikim për këtë program fillon nga sot dhe përfundon më 30 qershor 2019.
Ministria e Bujqësisë, në programin e sivjetmë ka paraparë subvencione për sipërfaqet e mbjella të grurit, të farës së grurit, të elbit, të thekrës, të tërshërës, të misrit, të lulediellit, për vreshtat ekzistuese, verë të prodhuar dhe deklaruar zyrtarisht, për pemishtet ekzistuese, për sasinë e dorëzuar/ shitur të frutave të mjedrës, për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore dhe hardhisë së rrushit mbi nënshartesat vegjetative, për sipërfaqet e mbjella me perime, për bujqësi organike, për lopë dhe buallica qumështore, dele, dhi, bletë, për pula vojse, për thëllëza, për dosa në riprodhim, për primin e sigurimit bujqësor për kulturën bujqësore të mjedrës, për sasinë e dorëzuar/shitur të duhanit.
Për më shumë informata, lidhur me procedurat e aplikimit për pagesa direkte, kriteret e vlerësimit fermerët mund të informohen në detaje në ueb faqen e ministrisë dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre