LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Arsimit merr vendim për ndarjen e bursave për vitin akademik 2019/2020

Ministria e Arsimit merr vendim për ndarjen e bursave për vitin akademik 2019/2020

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë vendim për ndarjen e e bursave për studentët elitarë të universiteteve publike, për vitin akademik 2019-2020.

Sipas njoftimit, përfitues të bursave janë 1,516 studentë të dy niveleve të studimit Bachelor dhe Master.


Shuma e bursës për student është 700 euro.

Ministria njofton të gjithë studentët përfitues të bursës se, pas shqyrtimit të ankesave të mundshme do të bëhet rimbursimi i mjeteve brenda një afati të shkurtër. /Telegrafi/