LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Arsimit e Shqipërisë ofron përkrahje për Institutin ATOMI

Ministria e Arsimit e Shqipërisë ofron përkrahje për Institutin ATOMI

Në funksion të sigurimit të përkrahjes institucionale nga institucionet qendrore të Republikës së Shqipërisë për Institutin ATOMI për fillimin e zbatimit të Projektit ATOMI edhe në Shqipëri, përfaqësuesit e Institutit ATOMI janë pritur në një takim pune nga udhëheqëset e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, ministrja Lindita Nikolla dhe zëvendësministrja Besa Shahini.

Ministrja Nikolla dhe zëvendësministrja Shahini ofruan mbështetje për Institutin ATOMI dhe garantuan që në bashkëpunim dhe koordinim edhe me Bashkinë e Tiranës, Ministria e Arsimit e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të ofrojë gjithë përkrahjen e nevojshme për të mundësuar realizimin e Projektit ATOMI, fillimisht në Tiranë e pastaj edhe në gjithë Shqipërinë, në mënyrë që edhe në Tiranë e Shqipëri të krijohen dhe zbatohen mekanizma dhe praktika profesionale me bazë shkencore për identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me potencial të jashtëzakonshëm intelektual (atomistëve).

Pas kësaj, Instituti ATOMI do të bëjë të gjitha përgatitjet e nevojshme, në mënyrë që Projekti ATOMI të fillojë të zbatohet në Tiranë që nga vjeshta e këtij viti, duke përfshirë të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të larta të Tiranës, klasat 10-12, pëcjell Telegrafi.


Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori