LAJMI I FUNDIT:

Ministri Vitia tregon për gjendjen shëndetësore të minatorëve të lënduar nga rrjedhja e acidit sulfurik

Ministri Vitia tregon për gjendjen shëndetësore të minatorëve të lënduar nga rrjedhja e acidit sulfurik

Trembëdhjetë minatorë të Minierës së Trepçës në Stantërg, kanë pësuar lëndime të mërkurën gjatë transportimit të acidit sulfurik në ambientet e punës.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar për gjendjen shëndetësore të minatorëve të lënduar.


Ai ka thënë se 13 minatorët e lënduar në Minierën e Trepçës, kanë marrë trajtim shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.

“Njëmbëdhjetë nga ta, pasi morën trajtimin shëndetësor janë liruar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa dy të tjerë të cilët kanë lëndime në sy, janë ende nën mbikëqyrje dhe kujdesin mjekësor të mjekëve dhe infermierëve. Ata nuk kanë rrezik për jetën”, ka shkruar ministri Vitia, në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

“Pati rrjedhje kimike të acidit sulfurik”, Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e minatorëve të Trepçës
Lexo po ashtu “Pati rrjedhje kimike të acidit sulfurik”, Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e minatorëve të Trepçës

Vitia ka përgëzuar stafin shëndetësor të Spitalit të Mitrovicës që ishte në krye të detyrës dhe me profesionalizëm ofroi kujdesin shëndetësorë për minatorët e lënduar.

“Minatorëve të lënduar iu uroj shërim e rikthim të shpejtë në familje dhe në punën e vyeshme të minatorit”, ka thënë ai.

Ndryshe, Bujar Jashari, drejtor teknik në kombinatin Trepça, ka njoftuar se incidenti ka ndodhur në horizontin e njëmbëdhjetë të minierës së Stantërgut në Mitrovicë të Jugut. /Telegrafi/