LAJMI I FUNDIT:

Ministri ukrainas i Mbrojtjes e konfirmon se kanë pranuar sistemin e mbrojtjes kundërajrore NASAMS

Ministri ukrainas i Mbrojtjes e konfirmon se kanë pranuar sistemin e mbrojtjes kundërajrore NASAMS

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, ka njoftuar se Ukrainës i janë dorëzuar sistemet e para të sistemit mbrojtës kundërajror NASAMS, që do të forcojnë dukshëm mbrojtjen kundërajrore të Ukrainës.

“Shikoni kush është këtu. NASAMS dhe Aspite janë sisteme kundërajrore që kanë arritur në Ukrainë”, ka shkruar Reznikov në llogarinë e tij në Twitter, transmeton Telegrafi.


Ai theksoi se këto sisteme dukshëm do të forcojnë ushtrinë ukrainase, dhe do ta bëjnë qiellin tonë më të sigurtë, duke vazhduar të rrëzojmë fluturaket e raketat e armikut që po sulmojnë Ukrainën.

Ai falënderoi partnerët e vendit të tij si Spanja, Norvegjia dhe SHBA-të. E javëve të fundit Rusia ka intensifikuar sulme mbi infrastrukturën civile në territorin e Ukrainës.

Për këto sulme përdori raketa balistike si dhe fluturake pa pilot. Në anën tjetër Ukraina ka pranuar nga Gjermania sistemin mbrojtës kundërajror IRIS-T, e pritet që edhe tri sisteme të tilla të arrijnë në Kiev.

Një nga kërkesat kryesore të Kievit ishte dërgimi i armëve cilësore dhe moderne të vendeve perëndimore siç është rasti i sistemeve mbrojtëse kundërajrore.

NASAMS është sistem norvegjez i mbrojtjes kundërajrore me rreze të gjatë veprimi. Në përdorim gjendet nga viti 1998 dhe e përdorin mbi 12 vende. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori