LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Tolerancës së EBA-s, Sheik Al Nahyan akuzohet për sulm seksual

Ministri i Tolerancës së EBA-s, Sheik Al Nahyan akuzohet për sulm seksual

Festivali letrar, Hay ka akuzuar një sheik arab për një “shkelje të tmerrshme” pasi dyshohet se sulmoi seksualisht një nga punonjësit e tyre.

Caroline Michel, kryetarja e Hay-it, tha se nuk do të punonin përsëri me Abu Dhabin ndërsa Sheik Nahyan bin Mubarak Al Nahyan, mbetet ministër i tolerancës.


Punonjësi i tyre, Caitlin McNamara, pretendon se u sulmua seksualisht në fillim të këtij viti dhe po kërkon dëmshpërblim ligjor. Shejh Nahyan, 69 vjeç, i ka mohuar akuzat, raporton BBC.

McNamara, 32, tha për Sunday Times se sulmi i pretenduar ndodhi më 14 shkurt në një vilë të largët të një ishulli privat.

Ajo deklaroi se këtë ia tha dy punëdhënësve të saj dhe zyrtarëve të ambasadës menjëherë pas sulmit gjersa do të shkon në polici në Mbretërinë e Bashkuar, kur hiqen kufizimet e bllokimit shkaku i coronavirusit. /Telegrafi/