LAJMI I FUNDIT:

Ministri Selimi reagon pas publikimit të dokumenteve nga RTK, për vrasjen e Ukshin Hotin

Ministri Selimi reagon pas publikimit të dokumenteve nga RTK, për vrasjen e Ukshin Hotin

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar ndaj publikimit të disa dokumenteve përmes së cilave pretendohet se hidhet dritë për zhdukjen e veprimtarit Ukshin Hoti, dhe të cilat tregojnë për vrasjen e tij nga shteti serb.

RTK publikon “dokumentet zyrtare që tregojnë se si Serbia vrau Ukshin Hotin”
Lexo po ashtu RTK publikon “dokumentet zyrtare që tregojnë se si Serbia vrau Ukshin Hotin”

Ministri Selimi i cili përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se është e papranueshme disbalanca e presionit ndërkombëtar për krime lufte ndaj Kosovës krahasuar me atë ndaj Serbisë.


Publikimi i dokumenteve nga RTK për vrasjen e Ukshin Hotit, reagon djali i tij Andini
Lexo po ashtu Publikimi i dokumenteve nga RTK për vrasjen e Ukshin Hotit, reagon djali i tij Andini

Gjatë reagimit të tij ministri Selimi, tha se Kosova nuk do të ndalojë së kërkuari drejtësi për Ukshin Hotin dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës, fati i të cilëve nuk dihet edhe 21 vjet pas lufte.

“Shfaqja e dokumentarit “Udhëve” në RTK, ka hedhur dritë mbi vrasjen e veprimtarit Ukshin Hoti, bazuar në një dokument që ka rrjedhur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. Qeveria e Serbisë, edhe përkundër faktit që ka informacione për fatin e Ukshin Hotit, asnjëherë nuk i ka publikuar ato dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për t’i sjellë të dyshuarit para drejtësisë, siç nuk ka bërë për asnjë krim të kryer gjatë luftës në Kosovë. Për më tepër, është e papranueshme disbalanca e presionit ndërkombëtar për krime lufte ndaj Kosovës krahasuar me atë ndaj Serbisë dhe që agresori të barazohet me viktimën në tavolinën e dialogut. Kosova nuk do të ndalojë së kërkuari drejtësi për Ukshin Hotin dhe të gjithë ata qytetarë të Kosovës, për fatin e të cilëve nuk dihet edhe 21 vjet pas lufte. Nuk do të lejojmë që krimet të mbesin pa u ndëshkuar”, ka reaguar ministri Selimi në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori