LAJMI I FUNDIT:

Ministri Selimi dhe përfaqësues të SHKK-së flasin për punën në burgje gjatë pandemisë  

Ministri Selimi dhe përfaqësues të SHKK-së flasin për punën në burgje gjatë pandemisë  

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot është takuar me përfaqësues të sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e fundit, ku përfshihet edhe kërkesa e tyre për kompensim shtesë, mbi pagën bazë në betejën kundër pandemisë COVID-19.

Gjatë këtij takimi, ministri Selimi është njoftuar edhe me propozimet e Sindikatës lidhur me Ligjin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.


“Sot gjatë ditës takova sindikatën e Shërbimit Korrektues të Kosovës me të cilët diskutuam për shqetësimin e ngritur për anashkalimin që po i’u bëhet për kompensimin shtesë mbi pagën bazë për punonjësit e institucioneve shtetërore në betejën kundër pandemisë Covid-19”, ka deklaruar ministri Selimi.

“Si ministër u zotova që shqetësimet e tyre do t’i adresojmë së bashku deri në arritjen e rezultateve të dinjitetshme për ShKK-në”, theksoi ai.

Ministri Selimi tha se Shërbimi Korrektues i Kosovës gjatë pandemisë ka punuar me kapacitete të plota, ku sipas tij, vendimet e tyre parandaluese kanë treguar rezultat.

“Falënderoj drejtorin, menaxhmentin, stafin dhe Sindikatën që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme gjatë pandemisë”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori