LAJMI I FUNDIT:

Ministri Mustafa kërkon mbështetjen e Belgjikës për institucionet e sigurisë

Ministri Mustafa kërkon mbështetjen e Belgjikës për institucionet e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti në takim njoftues shefin e misionit të Zyrës të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais si dhe atasheun e policisë belge, Charles De Winter.

Me këtë rast, ministri Mustafa kërkoi mbështetjen e shtetit belg në avancimin e institucioneve të sigurisë, me qëllim të rritjes së efikasitetit në luftën kundër krimit.


Në veçanti, gjatë këtij takimi u bisedua lidhur me thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua edhe për avancimin e Kosovës në rrugën e saj drejt liberalizimit të vizave, si dhe anëtarësimin në INTERPOL dhe arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim strategjik me EUROPOL-in.

Servais u shpreh i gatshëm në vazhdimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve, ku theksoi se Mbretëria e Belgjikës do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës në avancimin e mëtejmë të proceseve demokratike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori