LAJMI I FUNDIT:

Ministri Mehaj dhe Komandanti i FSK, gjeneral Rama homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”

Ministri Mehaj dhe Komandanti i FSK, gjeneral Rama homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”

Në kuadër të manifestimit të  shënimit të Ditës së Forcës, 27 Nëntorin, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga zëvendësministrat Shemsi Syla dhe Adnan Rexheplar, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, u.d. Sekretarja e Përgjithshme, Fahrije Sadiku, zyrtarë të lartë të  Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralë dhe oficerë  të FSK-së, bënë homazhe pranë varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes Jashari, në Memorialin përkujtimor në Prekaz.

Me këtë rast, ministri Mehaj u shpreh se duke respektuar të kaluarën tonë të lavdishme, gjakun e derdhur të familjes Jashari, dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë dëshmorëve të rënë për liri, garantojmë të ardhme të sigurt të vendit dhe do të jetë burim frymëzimi të atdhedashurisë për brezat e ardhshëm.


Ndryshe, Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës  sot duke filluar  nga ora 11:00 deri në ora 14:00 organizon “Ditën e Hapur”.

Manifestimi qendror do të jetë në Kazermën “Adem Jashari” në ora 10:00, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë.

Në të njëjtën ditë, në të gjitha kazermat e FSK-së si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin, para qytetarëve të pranishëm do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake e FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera.

“Dita e Forcës na ofron mundësinë të falënderojmë dhe shprehim mirënjohjen më të lartë për qytetarët, të cilët janë mbështetësit tanë më të fuqishëm”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori