“Lojtarë të fuqishëm” pritet të mbërrijnë në tregun ukrainas të armëve, tha ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksii Reznikov në një konferencë shtypi të hënën, sipas agjencisë së lajmeve shtetërore ukrainase Ukrinform.
“Deri në fund të këtij muaji ose në fillim të shtatorit, do të ketë lajme të mira rreth lojtarëve të fuqishëm që vijnë në tregun e armëve të Ukrainës. Do të nënshkruhen disa marrëveshje”, ka thënë Reznikov, përcjell Telegrafi.
Ukraina planifikon të mbajë një forum të mbrojtjes industriale rreth fundit të shtatorit ose fillimit të tetorit, tregoi ai.
“Është planifikuar pjesëmarrja e rreth 50 lojtarëve të fuqishëm të tregut të armëve”, shtoi ai.
Reznikov bëri të ditur se Ukraina ka “rritur ndjeshëm prodhimin e armëve vendase”, të tilla si predha artilerie 155 mm që kanë kaluar tashmë testet.
“Kontrata është duke u ekzekutuar. Porositë e para tashmë janë në vend, ne do t’i transferojmë menjëherë ato (predha artilerie) në Forcat e Armatosura. Dhe planifikojmë të rrisim numrin për prodhimin e tyre”.
Reznikov vuri në dukje se ndërsa predhat e artilerisë 125 mm janë ende duke u testuar, ka vështirësi me prodhimin e predhave të artilerisë 122 mm.
Ukraina ka disa programe raketore dhe anti-raketë dhe po diskuton “si t’i përdorë fondet në mënyrë më të përshtatshme në këtë drejtim”, tha Reznikov.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri jehonë komenteve të Reznikov në fjalimin e tij të natës të hënën, duke vënë në dukje se Ukraina po “maksimizon kapacitetin e prodhimit” të armëve vendase.
“Artileri e prodhuar në Ukrainë. Predha të bëra në Ukrainë. Drone, raketa, automjete të blinduara. Ne jemi duke maksimizuar kapacitetin prodhues. Ukraina mund ta bëjë këtë. Financimi është i disponueshëm. Industria jonë e mbrojtjes do të japë rezultate më të mira”, tha Zelensky. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani” – tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
Erdogan: “Katastrofa e shekullit” shkaktoi 104 miliardë dollarë humbje direkte për Turqinë
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë” – këto janë disa nga detajet
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive
Erdogan: "Katastrofa e shekullit" shkaktoi 104 miliardë dollarë humbje direkte për Turqinë
Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza
Kandidati për kancelar të Gjermanisë premton një ultimatum 24-orësh për Putinin, rreth luftës në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër