LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Mbrojtjes merr mbështetje për FSK-në nga kryesuesi i Asamblesë Parlamentare kanadeze të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes merr mbështetje për FSK-në nga kryesuesi i Asamblesë Parlamentare kanadeze të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ka takuar deputetin federal të Kanadasë, njëherësh kryesues i Asamblesë Parlamentare kanadeze të NATO-s, Borys Wrzesnewskyj.

Sipas një njoftimi, ministri Berisha, e njoftoi Wrzesnewskyj për miratimin e ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.


“Kuvendi i Kosovës, në mënyrë unanime ka miratuar tri ligjet për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Përkrahja e marrë prej 107 deputetëve nga 120 sa ka Kuvendi, na ka bërë që të punojmë edhe më shumë në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive tona”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, përkrahja e Kanadasë edhe në këtë proces është shumë domethënëse për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.

“Mandati i ri i FSK-së, do të ruaj karakterin profesional, me mision mbrojtës. Një Forcë e hapur për të gjithë qytetarët dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ne jemi zotuar se rajoni do të ketë edhe një forcë aleate, të ndërveprueshme me aleatët dhe në shërbim të krijimit dhe ruajtjes së paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon dhe më gjerë, jo vetëm konsumues por edhe ofrues të paqes. Përkrahja e Kanadasë edhe në këtë proces është shumë domethënëse për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në”, u shpreh ai.

Kryesuesi i Asamblesë Parlamentare kanadeze të NATO-s, Borys Wrzesnewskyj, ka treguar përkrahjen e Kanadasë për proceset në të cilat po kalon Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori