LAJMI I FUNDIT:

Ministri Lluka para studentëve të RIT(AUK), ka prezantuar planet për energji të Qeverisë së Kosovës (Video)

Ministri Lluka para studentëve të RIT(AUK), ka prezantuar planet për energji të Qeverisë së Kosovës (Video)

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, sot para dhjetëra studentëve të Universitetit Amerikan në Kosovë  – RIT (AUK), ka folur për planet për energji dhe sfidat e tanishme.

Ai ka theksuar se ky janar ka qenë ndër muaj më të vështirë ndonjëherë, sepse sipas tij, kemi importuar energji me një çmim prej thuajse 250 euro për megavat, duke shtuar se çmimin të cilin e gjenerojmë ne vetë, është rreth 25 euro për megavat.


“Pra është vërtetë një dallim shumë i madh, sepse është shumëfish më shtrenjtë. Gjithashtu kemi pasur shumë ndërprerje të energjisë, në programin e  strukturës së ABC-së, ku na është dashur ta ndërpresim energjinë kohë pas kohe, për shumë shtëpi e shumë biznese.  Kjo ka shkaktuar shumë probleme, ku edhe një studim i kryer nga SHBA, tregon se ka pasur rreth 300 milionë euro humbje nga kjo ndërprerje te bizneset“, ka shtuar Lluka.

Sipas tij, pavarësisht përmirësimeve gjatë viteve të fundit, humbjet teknike dhe komerciale ende janë shumë të mëdha, me një shifër e cila shkon deri në 32 për qind.

“Për këtë 32 përqindësh ka shumë arsye, duke përfshirë faktin se në Mitrovicën e Veriut qytetarët nuk paguajnë taksat, më pas rrjeti shpërndarës është shumë i vjetër dhe shumë i keq, lidhjet ilegale, etj. Parimisht, këtë humbje e paguajmë ne si qytetarët dhe bizneset, përmes faturave që na vinë çdo muaj”, ka theksuar Lluka.

Ai ka folur edhe për strategjinë 10 vjeçare për energjinë, e cila “përcakton objektivat themelore të Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e sektorin e energjisë, duke marrë parasysh zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, mbrojtjen e mjedisit, furnizimin e qëndrueshëm dhe të besueshëm të energjisë për konsumatorët, në mënyrë që të shmangim shkurtimet e energjisë, përdorimin efikas të energjisë, zhvillimin e kapaciteteve gjeneruese të reja konvencionale dhe të rinovueshme, krijimin e tregut konkurrues dhe krijimin e vendeve të reja të punës në sistemin e energjisë”.

Sipas tij, si projekte madhore mbeten ndërtimi i TC “Kosova re” prej 1 miliardë euro, rehabilitimi i “Kosova B” prej 380 milionë euro, dekomisionimi i TC “Kosova A” prej 40 milionë euro si kërkesë e KE si dhe investimet në miniera prej 250 deri 350 milionë euro. Po ashtu Lluka përmendi edhe projektet tjera bashkëpunuese për energji me Shqipërinë.

Ai ka theksuar se çështja e humbjeve të rrymës në  Mitrovicën e Veriut, me të cilën po merremi për momentin, është politike, ku rreth 5 për qind e energjisë totale të konsumimit sipas tij, shfrytëzohet nga qytetarët e Mitrovicës së Veriut dhe asnjëherë nuk paguhet nga po të njëjtit.

“Kjo përqindje mund të përkthehet në rreth  11 milionë euro në vit, dhe ky borxh u ngarkohet qytetarëve tjerë të Kosovës. Rrjedhimisht, 95 për qind e Kosovës, paguan për 5 përqindëshin e atyre që nuk i paguajnë faturat”, ka shtuar LLuka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori