LAJMI I FUNDIT:

Ministri Lekaj i reagon Daçiqit: Udhëheqja e Serbisë si domate e serrave

Ministri Lekaj i reagon Daçiqit: Udhëheqja e Serbisë si domate e serrave

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, i ka reaguar ministrit serb Ivica Daçiq, lidhur me fushatën e fundit të filluar kundër pavarësisë e shtetësisë së Kosovës, duke e rikujtuar atë se Kosova është sovrane në tërë territorin e saj.

Në një njoftim për media, Lekaj udhëheqësinë e Serbisë e krahason me domatë të serrave.


Sipas tij, Serbia i fut hundët tek punët e të tjerëve e punët e veta i kanë si mos më keq.

“Udhëheqja e Serbisë si domate e serrave. Avazi i ‘patriotizimit’ të udhëheqjes së Serbisë vazhdon të jetë i njëjti, fjalë shumë e duke i futur hundët në secilën punë të secilit vend sovran të rajonit, e punët e veta si mos më keq, janë damkosur si domatja e serrave, janë bërë (edhe më shumë) të gërditshëm. Shteti i dollarit, monedhë që Daçiq shkruan ëndrra mbi të, Amerika bashkë me UÇK-n, ka kohë që ia kanë shuar këto ëndrra, ëndërrimtarit Daçiq e shokut të tij Vuçiq. Kosova është sovrane, si në Jug si në Veri dhe ma nuk ka vend për Serbinë”, thuhet në reagimin e ministrit Lekaj.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori