LAJMI I FUNDIT:

Ministri kroat i Mbrojtjes: Prania amerikane e rëndësishme për stabilitetin e Kosovës

Ministri kroat i Mbrojtjes: Prania amerikane e rëndësishme për stabilitetin e Kosovës

Prania amerikane përmes misionit paqeruajtës KFOR të NATO-s është jashtëzakonisht e rëndësishme për stabilitetin dhe paqen në Kosovë.

Kështu tha ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, gjatë një takimi me Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes për politikat evropiane dhe të NATO-s, David Baker, sot në Munih.

Anushiq, i cili po merr pjesë në Konferencën e 61-të të Sigurisë në Munih së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Kroate, gjenerallejtënant Tihomir Kundid, u takua në margjina me Baker, si dhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, njofton Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.


Në një bisedë me Baker, Anushiq ka theksuar se çelësi i sigurisë në Evropën Juglindore është Kosova dhe ka thënë se prania amerikane përmes operacionit të KFOR-it të NATO-s është jashtëzakonisht e rëndësishme për stabilitetin dhe paqen e Kosovës, transmeton KP.

Ai tha gjithashtu se Kroacia është fuqimisht e përkushtuar për pajisjen dhe modernizimin e Ushtrisë Kroate dhe, së bashku me aleatin e saj Shtetet e Bashkuara, po pajisin forcat e saj të armatosura me automjete luftarake të këmbësorisë Bradley, Black Hawks dhe sistemin raketor HIMARS.

Në takimin e Anushiqit me zyrtarët e Kosovës është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe Evropën Juglindore.

Kroacia e mbështet fuqishëm rrugën e Republikës së Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së dhe me angazhimin e kontingjentit të Ushtrisë Kroate në operacionin e KFOR-it të NATO-s, ne po kontribuojmë në mënyrë aktive për paqen dhe stabilitetin e Kosovës, tha Anushiq.

Në kuadër të shpalljes së një politike të re amerikane ndaj Evropës, mbështetja për paqen në Kosovë është më e rëndësishme se kurrë, tha ai.

Anushiq theksoi rëndësinë e angazhimit më të madh të Prishtinës zyrtare në mbrojtjen e komunitetit kroat në Kosovë, të drejtave të tyre, mbijetesës dhe identitetit kombëtar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Lajme
Kalo në kategori