LAJMI I FUNDIT:

Ministri Krasniqi fillon vizitën zyrtare në Izrael, diskutohen mundësitë për bashkëpunim ekonomik

Ministri Krasniqi fillon vizitën zyrtare në Izrael, diskutohen mundësitë për bashkëpunim ekonomik

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, me ftesë të ministrit për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, Esawi Frej, do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Izrael, ku do të realizojë takime me zyrtarë shtetëror nga Izraeli për të diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy shteteve.

Ministri Krasniqi, vizitën zyrtare në Izrael e filloi duke u pritur në takim nga ministri për Bashkëpunim Regjional, Esawi Frej.

Gjatë këtij takimi, Krasniqi dhe Frej diskutuan për bashkëpunimit në mes të dy vendeve, raportet e shkëlqyera në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit ekonomik lokal dhe qeverisjes lokale.

Ministri Krasniqi, e ka falënderuar ministrin Frej për ndihmën e Shtetit të Izraelit dhënë për popullin e Kosovës duke shprehur mirënjohjen e thellë dhe gatishmërinë për të fuqizuar marrëdhëniet bilaterale.

Gjithashtu, në kuadër të kësaj vizite ministri Krasniqi, ka vizituar Qendrën Përkujtimore të Holokaustit, në nderim të viktimave të gjenocidit famëkeq të shekullit XX. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori