LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm turk: Turqia mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës dhe dialogun me Serbinë

Ministri i Jashtëm turk: Turqia mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës dhe dialogun me Serbinë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu ka thënë se Turqia mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës.

Ai në një konferencë të përbashkët me ministren Donika Gërvalla, u shpreh se Turqia gjithashtu mbështet integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës.


Ministri turk gjithashtu theksoi se me homologen e saj biseduan edhe për thellimin e raporteve në mes dy vendeve.

“Sot do të kem takim edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, do të shikojmë mundësitë sesi do zhvillojmë raportet tona. Me zonjën Donika kemi biseduar për zhvillimin e mëtutjeshëm të lidhjeve tona bilaterale. Folëm edhe për zhvillimet rajonale dhe ndikimin e tyre bë Kosovë e Turqi. Dua ta përsëris qëndrimin tonë për mbështetjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës, dhe integrimin e saj në institucione ndërkombëtare dhe organizata euroatlantike”, ka thënë Çavusoglu.

Ai shtoi gjithashtu se Turqia mbështet dialogun mes Kosovë dhe Serbisë, dhe se duhet  të arrihet një marrëveshje përmes rrugëve diplomatike.

“Dialogu është i nevojshëm për arritjen e një stabiliteti në rajon”, tha Çavusoglu

Çavusoglu ka theksuar se komuniteti turk në Kosovë dhe kosovarët në Turqi i shohin si ura lidhëse në mes dy vendeve.

Ministri i Jashtëm turk shtoi se ekzistenca e FETO-s në Kosovë është pengesa më e madhe në mes raporteve tona, sepse ajo po tenton t’i helmoj raportet mes dy vendeve.

“Strategjinë që e ka bërë në vendin tonë po e zbaton edhe në Kosovë. Po tentojnë ti helmojnë të rinjtë dhe të investojnë në media, dhe në anën tjetër tentojnë të infiltrohen edhe në institucione. Për neve është shqetësuese të shohim këto dhe e dimë që janë të rrezikshëm për të ardhmen”, tha Çavusoglu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori