LAJMI I FUNDIT:

Ministri i jashtëm rus kritikon politikat ‘agresive’ të SHBA-së për rritjen e tensioneve globale

Ministri i jashtëm rus kritikon politikat ‘agresive’ të SHBA-së për rritjen e tensioneve globale

Shefi i politikës së jashtme të Rusisë të premten fajësoi atë që ai e përshkroi si politikë “agresive” e SHBA-së për rritjen e tensioneve globale.

Sergey Lavrov, i cili shërben si ushtrues në detyrë i ministrit të jashtëm pas dorëheqjes së kabinetit qeveritar rus të mërkurën, tha se takimi i kësaj jave të diplomatëve të lartë amerikanë dhe rusë për stabilitetin strategjik nuk arriti ndonjë rezultat të menjëhershëm, duke shtuar se “dialogu po vazhdon”, transmeton Telegrafi.

Marrëdhëniet Rusi-SHBA kanë qenë në rënie të Luftës së Ftohtë që nga aneksimi i Krimesë nga Moska në vitin 2014.

Duke folur në një konferencë vjetore për shtyp, Lavrov tha se SHBA-ja ka stonuar me forcë shtytjen e Rusisë për zgjatjen e traktatit të armëve bërthamore New Start që skadon në vitin 2021.

“Ne do të veprojmë fuqimisht për të shmangur privimin e botës së marrëveshjeve që kontrollojnë dhe kufizojnë armët bërthamore”, tha Lavrov, i cili është emëruar ministër i jashtëm në 2004.

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka shtyrë që Kina të bashkohet me shkurtimet e armëve bërthamore, por Lavrov e përshkroi idenë si joreale. Ai tregoi refuzimin e Pekinit për të diskutuar zvogëlimin e arsenalin e tij bërthamor, i cili është shumë më i vogël se ai i SHBA-së ose Rusisë.

Lavrov theksoi se shtytja e SHBA për Rusinë për të inkurajuar Kinën të ndryshojë mendjen nuk ka kuptim. “Ne e respektojmë pozicionin kinez dhe nuk do ta bindim Kinën ta ndryshojë atë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori