Ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz, viziton Shkupin këtë të dielë
Ministri i jashtëm i Republikës së Austrisë, Sebastian Kurz, njiherit kryesues i OSBE-së për vitin 2017, këtë të dielë do të vizitojë Shkupin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç bën të ditur Ministria e punëve të jashtme të Maqedonisë (MPJ), në kuadër të vizitës së tij, Kurz do të takohet me ministrin e jashtëm, Nikolla Poposki.
MPJ bën të ditur se Kurz dhe Poposki do ta vizitojnë gurin kufitar 59 në kufirin Maqedoni-Greqi./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































