Ministri izraelit: Presidenti sirian mbështet ISIS-in, lufta me Sirinë është çështje kohe

Ministri izraelit i Diasporës, Amichai Chikli ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj udhëheqësvd sirianë, duke e përshkruar presidentin e Sirisë, Ahmed al-Sharaa si anëtar të ISIS-it dhe mbështetës të islamit radikal.
Sipas tij, politika dhe veprimet e Damaskut përbëjnë një kërcënim serioz për Izraelin dhe stabilitetin e gjithë rajonit.
Chikli theksoi se marrëdhëniet mes Sirisë dhe organizatave ekstremiste janë të ngushta dhe se një konflikt i hapur mes Izraelit dhe Sirisë nuk është më çështje nëse, por kur, duke paralajmëruar për një mundësi reale për përplasje ushtarake në të ardhmen e afërt.
Israeli Minister Amichai Chikli:
The Syrian President is a member of ISIS and a supporter of radical Islam.
A war between Syria and Israel is only a matter of time. pic.twitter.com/tYQeiYEwjd
— Clash Report (@clashreport) January 2, 2026
Ministri shtoi se Izraeli duhet të jetë i gatshëm për çdo skenar, duke forcuar kapacitetet mbrojtëse për të përballuar kërcënimet e vazhdueshme nga regjimi sirian dhe aleatët e tij ekstremistë.
Deklaratat e Chikli-t vijnë në një kohë të tensionuar në Lindjen e Mesme, ndërsa rajoni përballet me rritjen e ndikimit të grupeve radikale dhe destabilizimin e sigurisë përreth kufijve të Izraelit.
Ndryshe, Al-Sharaa ka marrë udhëheqjen e shtetit sirian pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad, i cili është larguar nga pushteti muaj më parë duke ikur në Rusi. /Telegrafi/

































