LAJMI I FUNDIT:

Ministri Hoxhaj ngushëllon popullin francez për sulmin në Paris

Ministri Hoxhaj ngushëllon popullin francez për sulmin në Paris

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka qenë ndër të parët që ka reaguar pas sulmit vrasës në Paris duke shprehur ngushëllimet e tij.
“Thellësisht i prekur nga sulmi në Paris. Ngushëllimet e mija më të thella popullit dhe qeverise franceze” ka shkruar Hoxhaj.

Në orë e mbrëmjes, një person ka shtënë me armë duke lënë të vrarë një polic ndërsa sulmi është kualifikuar si terrorist.


Mes reagimeve të shumta nga bota, ka qenë edhe ai i Presidentit Trump. /Telegrafi/