Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot në Tiranë, Kaare Dybvad Bek, Ministrin për Imigracion dhe Integrim, të Danimarkës.

Ministri danez shprehu mbështetjen e fortë të vendit të tij, për Shqipërinë në rrugëtimin drejt integrimit në BE.


Në vjeshtë do të mbahet në Sarajevë një Samit për vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus integrimin.

"Njëzëri vlerësuam marrëdhëniet tona si të shkëlqyera dhe me potencial të madh për të ardhmen. Theksova se programet e Ripranimit të mbështetura nga Qeveria e Danimarkës, po zbatohen me efikasitet. Numri i turistëve danezë në Shqipëri po rritet nga viti në vit", theksoi ministri Hoxha.