Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani po qëndron në Francë ku po merr pjesë në konferencën “Konkurrueshmëria dhe zhvillimi i sektorit privat” në të cilën po marrin pjesë ministra nga vende të ndryshme të Evropës juglindore.
I shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, Hasani në këtë konferencë ka falënderuar organizatorin e konferencës, Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Hasani ka thënë që rekomandimet që merr Kosova nga organizata të huaja, siç është edhe OECD-së, përmes studimeve të ndryshme, përmes pjesëmarrjes në trajnime dhe punëtori të ndryshme të organizuara nga këto institucione, përmes analizave të ndryshme dhe raporteve që ato bëjnë në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës. Sipas tij ky është një kontribut i rëndësishëm.
“Këto kanë qenë shumë fitimprurëse për ne dhe vazhdojmë të luajnë një rol kyç në zhvillimin dhe zbatimin e rekomandimeve të politikave, strukturën institucionale, kuadrin ligjor, rregullat dhe reformat rregullative që kemi ndërmarrë gjatë epokës sonë të pas luftës, etj”, tha Hasani, përcjell Telegrafi.
Ministri Hasani po ashtu ka përmendur lehtësirat që kanë ardhur nga CEFTA e të cilat kanë mbështetur liberalizimin e tregtisë për mallra dhe shërbime në rajon.
“Për sa i përket tregtisë, vlen të përmendet mbështetja e OECD u dha vendeve të CEFTA-së për të na ndihmuar në liberalizimin e mëtejshëm të tregtisë në rajonin tonë. Në veçanti, seritë e Çështjeve të CEFTA-s, të cilat trajtuan çështje shumë të rëndësishme në fushën e tregtisë, siç janë eliminimi i barrierave jo-tarifore, integrimi i tregtisë, hyrjet e IHD-ve, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe kështu me radhë, kanë provuar të jenë shumë të dobishme për sa i përket eliminimin e barrierave jo-tarifore dhe mbështetjen e liberalizimit të tregtisë për mallra dhe shërbime në rajonin tonë. Një analizë e tillë na ndihmoi të kuptojmë se ku është bërë progres dhe ku duhet bërë më shumë punë”, theksoi Hasani.
Hasani ka shprehur gatishmërinë dhe zotimin e tij për të vazhduar këtë bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Evropian dhe organizatat siç janë OECD.
“Ne i mirëpresim publikimet e tilla nga OECD, sepse na japin njohuritë teknike të nevojshme për të arritur potencialin maksimal të përfitimeve të liberalizimit të tregtisë. Jemi shumë të vendosur të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me Komisionin Evropian dhe organizatat siç është OECD në lidhje me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me tregtinë”, nënvizoi Hasani. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj