LAJMI I FUNDIT:

Ministri Hamza i ofroj përkrahje drejtorit Murtezaj në krye të ATK-së

Ministri Hamza i ofroj përkrahje drejtorit Murtezaj në krye të ATK-së

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka pritur në takim Ministrin e Financave Bedri Hamza, me të cilin ka folur rreth aktiviteteve të cilat pritet të zhvillohen në ATK.

Murtezaj fillimisht ka njoftuar ministrin Hamza për prioritet e administratës tatimore për këtë vit, si dhe aktivitet e tjera të cilat tani janë të vendosura edhe në Planin e Punës për vitin 2019.
Ndër të tjera, gjatë takimit me ministrin, drejtori tha se këtë vit do të punojmë shumë në automatizimin e shërbimeve për tatimpaguesit në rimbursimin e TVSH-së, kontrolleve dhe mbledhjes së detyrueshme, me qëllimin e vetëm të krijimit të lehtësirave për përmbushjen e deklarimeve tatimore, si dhe rritjes së transparencës ndaj tatimpaguesve.


E nga ana tjetër, Ministri i Financave përgëzoj drejtorin për pozitën e re, duke potencuar se mbështetja e tij do të jetë e fuqishme, në të gjitha kërkesat që lidhen me arritjen e objektivave të ATK-së.
Po ashtu, ministri Bedri Hamza vlerësoj lartë rolin e ATK-së, duke theksuar se suksesi i ATK-së është sukses i shtetit të Kosovës.

ATK, do të punoj me përkushtim të plotë dhe profesionalizëm, që të arrij suksesshëm mbledhjen e të hyrave të pritshme qeveritare, në mënyrë që të sigurohet stabilitet financiar për vendin. Fokusi ynë mbetet rritja e nivelit të përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve sipas Legjislacionit Tatimor të Kosovës. /Telegrafi/