Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, inspektoi disa prej investimeve në rrjetin energjetik në zonën e Bashkisë Vlorë. Në fillim ai u ndal në kantierin e hapur në Orikum ku tanimë është drejt përfundimit nënstacioni i ri elektrik që lidh rrjetin 110 kV me rrjetet 35 dhe 20 kV, investim i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST).
“Jemi drejt përfundimit të një prej veprave të rëndësishme energjetike këtu në Qarkun e Vlorës që është nënstacioni elektrik i Orikumit. Nënstacioni do bëjë të mundur përmirësimin e furnizimit me energji të të gjithë zonës së Orikumit ku efekti do të jetë i menjëhershëm me lidhjen që do të ketë rrjeti 35 kV. Janë investime të nevojshme për këtë zonë turistike. Ka patur dhe shqetësime nga banorët për furnizimin por e rëndësishme është mesazhi që po jepet se investimet janë të mëdha dhe po vazhdojnë. Kjo është një nga veprat më të mëdha pas linjës 110 Kv që ne tashmë e kemi përfunduar dhe besoj se në kuadrin e një viti situate do ketë ndryshuar radikalisht në gjithë zonën e Orikumit”, theksoi Gjiknuri.
Ndërkaq, i shoqëruar nga administratori Adrian Çela dhe drejtori rajonal Erion Osmanaj, ministri Gjiknuri pa nga afër edhe investimet që po kryen Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) në qytetin e Vlorës.
“Qyteti i Vlorës jo vetëm që ka përfituar këto 800 milion lekë të reja dhe ka në proces edhe 1.2 miliard lekë të reja investime që janë duke u zbatuar por ne kemi edhe një projekt tjetër agresiv investimi në Bashkinë e Vlorës. Ky projekt i ri ka të bëjë me sistemimin e rrjetit elektrik nga tuneli i Ujit të Ftohtë deri në zonën e Radhimës që shkon rreth 2.2 miliard lek të reja. Gjithë këto rezultate dhe gjithë këto investime arrihen edhe në saj të performancës së kompanisë dhe bashkëpunimit të qytetarëve”, u shpreh administratori i OSHEE Adrian Çela.
Ministri Gjiknuri vuri theksin tek nevoja për të mirëadministruar këto investime tanimë të kryera dhe ato në proces.
“Çfarë do të thotë investim dhe mirëadministrim? Përpara katër vitesh humbjet e energjisë në Vlorë ishin mbi 50%, sot që flasim janë nën 20%. Pra kemi një kapërcim galopant duke kursyer, duke administruar më mirë mallin e përbashkët të qytetarëve. Akoma ka punë dhe ka nevojë për administrim më të mirë por rezultatet janë impresionuese dhe kjo ka ardhur si rrjedhojë e mirëmenaxhimit të kompanisë dhe strukturave në terren”, nënvizoi Gjiknuri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit