LAJMI I FUNDIT:

Ministri finlandez në Tiranë: Shtetet e BE të mos pengojnë zgjerimin për shkak të problemeve të tyre

Ministri finlandez në Tiranë: Shtetet e BE të mos pengojnë zgjerimin për shkak të problemeve të tyre

Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë dhe në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, dha mbështetje për hapjen e negociatave.

Haavisto theksoi se Ballkani Perëndimor është një rajon në qendër të Evropës dhe se Helsinki kërkon që Shqipërisë t’i çelen bisedimet e anëtarësimit.

“Ballkani Perëndimor nuk është në një qoshe të largët, por është në qendër të Evropës. Ne i mbështesim bisedimet që po zhvillohen me Malin e Zi dhe Serbinë, tani duam që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të nisin bisedimet. Ne nuk jemi të vetëm në marrjen e vendimit, por ai duhet të merret në unanimitet me të gjitha vendet. Ne jemi në bisedime me të gjitha vendet dhe me Tiranën për progresin e bërë. Vendet nuk i bëjnë këto ndryshime për shkak të BE, por për zhvillimin e tyre. Të gjitha këto hapa janë pjesë e demokracisë dhe transparencës demokratike”, tha ministri finlandez.


Pekka Haavisto kritikoi edhe ato shtete të Bashkimit Evropian që kërkojnë të fokusohen në reformimin e brendshëm të unionit, duke lënë në hije procesin e zgjerimit me vendet e Ballkanit.

“Problemet e tyre të brendshme nuk kanë pse të pengojnë procesin e zgjerimit”, theksoi Haavisto.

Ndërkohë, ministri Cakaj, i pyetur për mundësinë e ndarjes së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e negociatave, theksoi se “një proces i tillë nuk është në agjendë”./TCh/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori