LAJMI I FUNDIT:

Ministri Faton Peci pas takimit me ambasadorin Kosnett: Transparenca dhe ligjshmëria, prioritet në drejtimin e ministrisë

Ministri Faton Peci pas takimit me ambasadorin Kosnett: Transparenca dhe ligjshmëria, prioritet në drejtimin e ministrisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, me të cilin kanë biseduar për gjendjen aktuale në Ministrinë  e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe për objektivat e ministrisë për të ardhmen.

Në njoftim thuhet se ministri e falënderoi ambasadorin për mbështetjen që SHBA-të kanë dhënë në vazhdimësi për Kosovën, duke përfshirë këtu edhe përkrahjen për zhvillimin në fushën e bujqësisë, përmes projekteve të ndryshme.


Po ashtu, ministri shprehu përkushtimin e tij për thellimin e bashkëpunimit mes MBPZhR-së dhe Ambasadës Amerikane në mbështetje të zhvillimit dhe fuqizimit të sektorit të bujqësisë.

Në mes tjerash, u theksua edhe rëndësia për të qenë transparent gjatë qeverisjes.

Peci tha se transparenca gjatë qeverisjes mbetet një prej shtyllave kryesore të qeverisjes.

Ambasadori Kosnett ofroi mbështetjen amerikane për institucionet e vendit. /Telegrafi/