LAJMI I FUNDIT:

Ministri danez i Drejtësisë për Telegrafin: Marrëveshja me Kosovën për burgjet nuk është ndërprerë e as pezulluar

Ministri danez i Drejtësisë për Telegrafin: Marrëveshja me Kosovën për burgjet nuk është ndërprerë e as pezulluar

Ministria e Drejtësisë së Danimarkës ka konfirmuar se marrëveshja me Kosovën për burgjet është ende në fuqi.

Në një përgjigje për Telegrafin, ministri i Drejtësisë së Danimarkës, tha se Danimarka nuk ka pezulluar e as ndërprerë marrëveshjen për burgjet me Kosovën.


“Danimarka nuk e ka ndërprerë, nuk është tërhequr apo nuk ka pezulluar marrëveshjen për burgjet me Kosovën. Çdo raportim në media që sugjeron të kundërtën është i bazuar në keqkuptim. Parlamenti danez me një shumicë të gjerë miratoi marrëveshjen në fillim të këtij viti dhe bashkëpunimi me Kosovën për planifikimin dhe realizimin e projektit vazhdon”, thuhet në përgjigjen e ministrit të Drejtësisë të Danimarkës, Mattias Tesfaye.

Kosova dhe Danimarka më 20 dhjetor 2021 kanë nënshkruar një letër-pëlqim, sipas të cilit, 300 qeli burgu të Kosovës do t’i jepen në shfrytëzim shtetit të Danimarkës.

E pas kësaj në prill të këtij viti, ministrja Haxhiu dhe homologu i saj nga Danimarka, Nick Haekkerup, nënshkruan Traktatin i cili i hap rrugë bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në avancimin e shërbimeve korrektuese, përkrahjen e projekteve për energji të gjelbër dhe promovimin e sundimit të ligjit.

Për këtë huazim, Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro gjatë dekadës së ardhshme.

Një ditë më parë, mediat në Danimarkë raportuan se shteti danez ka pezulluar marrëveshjen e nënshkruar me Kosovën, për marrjen me qira të 300 qelive në burgun e Gjilanit për shkak të mungesës së financimit.

Por, këto raportime i ka hedhur poshtë edhe Ministria e Drejtësisë në Kosovë. Ditë më parë nga ky dikaster kanë deklaruar për Telegrafin se kjo marrëveshje pritet të procedohet për ratifikim në Kuvendin e Kosovës gjatë muajve të ardhshëm. Për ratifikim e kësaj marrëveshje nevojiten dy të tretat e votave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori