LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja me Danimarkën për burgjet mbetet në fuqi, pritet të procedohet për ratifikim në Kuvendin e Kosovës gjatë muajve të ardhshëm

Marrëveshja me Danimarkën për burgjet mbetet në fuqi, pritet të procedohet për ratifikim në Kuvendin e Kosovës gjatë muajve të ardhshëm

Kosova dhe Danimarka më 20 dhjetor 2021 kanë nënshkruar një letër-pëlqim, sipas të cilit, 300 qeli burgu të Kosovës do t’i jepen në shfrytëzim shtetit të Danimarkës.

E pas kësaj në prill të këtij viti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe homologu i saj nga Danimarka, Nick Haekkerup, nënshkruan Traktatin i cili i hap rrugë bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në avancimin e shërbimeve korrektuese, përkrahjen e projekteve për energji të gjelbër dhe promovimin e sundimit të ligjit.


Për këtë huazim, Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro gjatë dekadës së ardhshme.

Por një ditë më parë, mediat në Danimarkë theksuan se shteti danez ka pezulluar marrëveshjen e nënshkruar me Kosovën, për marrjen me qira të 300 qelive në burgun e Gjilanit për shkak të mungesës së financimit.

E lidhur me këtë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mohuar se Danimarka është tërhequr nga marrëveshja me Kosovën për transferimin e të burgosurve nga burgjet daneze në burgun e Gjilanit.

“Ne kemi qenë në komunikim me autoritetet daneze që në orët e hershme të mëngjesit pasi ka qarkulluar një lajm se Danimarka ka pezulluar këtë vendim. Ky lajm nuk është i vërtetë duke pasur parasysh që delegacionet e Kosovës dhe Danimarkës kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm, madje planifikohet edhe një vizitë e delegacionit danez në muajin tetor, prandaj unë nuk e kuptoj sesi ka qarkulluar ky lajm. Kemi konfirmimin edhe të autoriteteve daneze se marrëveshja nuk është pezulluar, ka deklaruar Haxhiu para mediave.

Edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar pas njoftimeve në median daneze ekstrabladet se marrëveshja për burgjet mes Kosovës dhe Danimarkës është pezulluar.

Sallahu përmes një njoftimi në Facebook thotë se raportimet se Mbretëria e Danimarkës është tërhequr nga Traktati ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta.

“Duam të njoftojmë opinionin dhe publikun e gjerë se lajmet e shpërndara se gjoja Mbretëria e Danimarkës është tërhequr nga Traktati ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze nuk qëndron dhe nuk është i vërtetë”, thuhet në njoftimin e zëvendësministrit të Drejtësisë Blerim Sallahu.

“Gjatë ditës së sotme, kemi komunikuar drejtpërdrejt me zyrtarët nga Ministria e Drejtësisë së Mbretërisë së Danimarkës dhe ata na kanë konfirmuar se qëndrojnë tërësisht pranë zotimeve të dakorduara në Traktat dhe asgjë nuk ka ndryshuar në raport me marrëveshjen e përbashkët”, ka njoftuar tutje Sallahu.

Zëvendësministri i Drejtësisë ka kujtuar se tashmë Danimarka ka ratifikuar Traktatin në Parlamentin e tyre.

“Është e rëndësishme të theksohet se tashmë shteti danez e ka ratifikuar Traktatin edhe në Parlamentin e tyre dhe gjithçka po vazhdon sipas planit të paracaktuar drejt përmbushjes së obligimeve të dyanshme mes nesh”.

Ai ka thënë se shumë shpejt edhe Kosova do të bëjë ratifikimin e traktatit në Kuvend dhe do të procedohet tutje.

“Në këtë drejtim, edhe ne së shpejti do të procedojmë Traktatin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze për në Qeverinë e Republikës së Kosovës për miratim, prej ku do të përcillet për në Kuvend për ratifikim”.

Ministria e Drejtësisë thotë se këto informacione kanë për bazë kontaktet e sotme me Ministrinë e Drejtësisë së Mbretërisë së Danimarkës.

Ndryshe, ditë më parë nga Ministria e Drejtësisë kanë theksuar për Telegrafin se kjo marrëveshje pritet të procedohet për ratifikim në Kuvendin e Kosovës gjatë muajve të ardhshëm.

Për ratifikim e kësaj marrëveshje në Kuvendin e Kosovës nevojiten dy të tretat e votave.

“Kjo marrëveshje do të jetë pjesë e Traktatit gjithëpërfshirës i cili pritet që të procedohet për ratifikim në Kuvendin e Kosovës gjatë muajve të ardhshëm. Ndërsa, zbatimi i tij parashikohet të fillojë në muajt e parë të vitit 2023”, u shpreh Flamur Pireva, këshilltari i ministres Haxhiu.

Tutje këshilltari i ministres Haxhiu, ka bërë të ditur se përmbajtja e Traktatit që është nënshkruar më 26 prill 2022 nuk ka ndryshuar dhe ka mbetur e njëjtë si në ditën kur është nënshkruar.

Në marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Danimarkës thuhet se Qeveria e Kosovës do t’i ofroj Mbretërisë së Danimarkës, kapacitetet e burgut, gjegjësisht institucionit korrektues që gjendet në Gjilan për 300 të burgosur, për qëllimin e ekzekutimit të dënimeve daneze dhe do të bëjë rregullimet e nevojshme për çdo lehtësi për të siguruar që ai është në përputhje me ligjet dhe standardet daneze.

“Qeveria e Danimarkës synon të paguajë një tarifë vjetore për përdorimin e një burgu prej 15,000,000 euro në varësi të numrit të të burgosurve për të cilin objekti është bërë i përshtatshëm në përputhje me rregullat dhe rregulloret daneze, me një tarifë të reduktuar për 12 muajt e parë të vitit përdorimi i burgut si periudhë tranzicioni. Qeveria e Danimarkës synon gjithashtu të paguaj një tarifë fillestare prej 5,000,000 euro për të mbuluar periudhën e tranzicionit derisa burgu të jetë përfunduar dhe plotësuar me personel. Këto tarifa do të mbulojnë të gjitha kostot që lidhen me një marrëveshje të tillë”, thuhet në marrëveshjen mes dy shteteve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori