Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka tha se Kosova po zhvillon bisedime në çështjen e blerjes së dronëve “Bayraktar”.
Damka në një intervistë për agjencinë turke “Anadolu” ka folur lidhur me qëndrimin e Kosovës për armatosje duke thënë se çdo blerje do të përdoret për mbrojtjen e vendit.
“Çdo blerje e armëve do të përdoret vetëm për mbrojtjen e vendit”.
“Sigurisht që çështja e dronëve me armë është edhe në axhendën tonë. Lidhur me këtë shteti ynë zhvillon punime çdo herë. Janë realizuar vizita. Presidentja jonë dhe ministri i Mbrojtjes i kanë vizituar dronët ‘Bayraktar’ në vend. Ky është proces afatgjatë. Çdo shtet dëshiron të ketë dronët në shtëpi, në magazinën e arsenalit të tij ushtarak”, tha Damka.
Duke folur për tensionet në rritje në ditët e fundit në veri të Kosovës, Damka theksoi se kanë bërë atë që është e nevojshme që qytetarët në rajon të marrin shërbimet për jetën e përditshme.
“Gjatë kësaj kohe Serbia duhet të ulet në tryezën e dialogut dhe të arrihet një zgjidhje përfundimtare. Kosova nuk ka veprime që përshkallëzojnë tensionet. Po ashtu nuk kemi as edhe ndonjë përpjekje për heqjen e barrikadave. Mund ta bëjmë por përpjekje të tilla mund të rrisin edhe më tej tensionet. Për këtë arsye, për heqjen e tyre në mënyrë paqësore po veprojmë në bashkëpunim me Misionin NATO-s në Kosovë (KFOR), me NATO-n, BE-në dhe SHBA-në. Ne po përpiqemi për zgjidhjen e situatës atje me dakordim dhe jo ta përshkallëzojmë atë”, thekson Damka.
Më tej ai tha se kërkesa e Serbisë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe i cili ka të drejta të ngjashme për autonomi në veri, si kusht për arritjen e marrëveshjes përfundimtare të paqes mes dy shteteve, është e papranueshme për Kosovën.
“Të gjitha shtetet janë në gatishmëri për të parandaluar një konflikt të mundshëm në Ballkan, kryesisht mes Kosovës dhe Serbisë. Për këtë çështje është e shqetësuar edhe Republika e Turqisë e cila ka dominim në Ballkan. Ka një dialog që zhvillohet nga Ministria e Jashtme, e cila vëzhgon ngjarjet në çdo kohë dhe është në dialog si me Kosovën ashtu edhe me Serbinë. Turqia jep kontributin e nevojshëm në këtë drejtim. Nën strukturën e KFOR-it janë edhe ushtarët e Turqisë.. Mund të shohim që edhe ambasada dhe institucionet tjera po bëjnë përpjekje për ndërtimin e paqes në veri”, tha Damka.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit