LAJMI I FUNDIT:

Ministri Çulev mbrëmë vizitoi policët në Tetovë: T’u besojmë dhe të bashkëpunojmë me policët

Ministri Çulev mbrëmë vizitoi policët në Tetovë: T’u besojmë dhe të bashkëpunojmë me policët

Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, mbrëmë vizitoi zyrtarët policorë të SBP Tetovë, gjatë orës policore.

Ai tha se është e rëndësishme që t’u besohet policëve dhe të mbështeten në punën e tyre.


“Ata kanë detyrë që të japin kontribut për të mbrojtur qytetarët nga armiku i padukshëm, me të cilin lufton gjithë shteti, por edhe e gjithë bota. Unë si ministër jam i bindur se këtë ata e bëjnë me zemër”, tha Çulev.

Nga fillimi i zbatimit të masave, në rajonin e SPB Tetovë gjithsej 77 persona nuk i kanë respektuar masat për kufizim të lëvizjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pjesa më e madhe, gjegjësisht 72 persona kanë qenë të moshës prej 18-67 vjeç, ndërsa katër persona kanë qenë nën moshën 18 vjeçare.

Ndërsa në kuadër të masave që i merr MPB, janë arrestuar gjithsej 61 persona, ndërsa ndaj 6 tjerëve është dhënë vërejtje.

Në territorin e SPB Shkup numri i personave me vendim për t’u izoluar është 147, ndërsa numri i atyre që kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim është 147./Telegrafi/