Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, priti sot në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilën ka biseduar për përkrahjen e BE-së në realizmin projekteve të ndryshme në arsim, të cilat ndërlidhen me përmirësimin e cilësisë në arsim në të gjitha nivelet, zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve dhe plotësimin e nevojave hapësinore për aplikimin e mësimit tërëditor.
Siç njofton MASHT-i, ministri Bytyqi e informoi Apostolovan me gjendjen e përgjithshme në arsim dhe aktivitetet e Ministrisë së Arsimit, të cilat ndërlidhen drejtpërdrejt me përmirësimin e kualitetit në arsim, duke shprehur vendosmërinë për të quar përpara proceset e rëndësishme në këtë fushë.
Ministri Bytyqi, po ashtu e falënderoi zyrën e BE-së për mbështetjen e pakursyer përmes projekteve të shumta që kanë kontribuar dhe po ndikojnë në përmirësimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies në Kosovë.
Në anën tjetër, Apostolova theksoi se Bashkimi Evropian është i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Ministrinë e Arsimit në përmirësimin e mëtejmë të sistemit arsimor. Apostolova po ashtu e uroi ministrin Bytyqi për performancën në Konferencën “Platforma e Ballkanit Perëndimor për Edukim, Trajnim, Hulumtim dhe Inovacion”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tregtia me Izraelin dhe Iranin, Shqipëria preket nga bllokada
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës – flet presidentja Pirc Musar
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë