LAJMI I FUNDIT:

Ministri britanik thotë se Putini po mundohet ta justfikojë pushtimin e Ukrainës me sulmin në Moskë

Ministri britanik thotë se Putini po mundohet ta justfikojë pushtimin e Ukrainës me sulmin në Moskë

Kancelari britanik i Thesarit, Jeremy Hunt tha të dielën se Mbretëria e Bashkuar ka “shumë pak besim” në pretendimet e Kremlinit për sulmin e së premtes në një sallë koncertesh në Moskë dhe e akuzoi atë për përpjekje për të “justifikuar” pushtimin e Ukrainës.

Persona të armatosur sulmuan sallën e koncerteve “Crocus City Hall” në periferinë veriore të Moskës të premten, duke vrarë të paktën 133 persona. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë organizata terroriste e njohur si Shteti Islamik.


Pamjet që shënuan një ndër sulmet më masive në njëzet vjetët e fundit në Rusi: Vrasjet në korridor, tmerri në sallë dhe ikja e të dyshuarve
Lexo po ashtu Pamjet që shënuan një ndër sulmet më masive në njëzet vjetët e fundit në Rusi: Vrasjet në korridor, tmerri në sallë dhe ikja e të dyshuarve

Autoritetet ruse ende nuk e kanë fajësuar këtë organizatë për sulmin, por presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi se sulmuesit u arrestuan teksa ata “po iknin në drejtim të Ukrainës, ku sipas informacioneve paraprake, kishin lënë hapësirë për të kaluar kufirin”.

Shërbimi rus i sigurisë FSB tha më parë se sulmuesit ishin “në kontakt” me njerëzit në Ukrainë teksa përpiqeshin të largoheshin nga Rusia.

Hunt i tha skynews sot se dyshon në atë që qeveria ruse po thotë, duke pasur parasysh “atë që kemi dëgjuar prej tyre gjatë viteve të fundit”.

A e organizoi vetë Kremlini sulmin në Moskë, pamje që hedhin dyshime - policët nuk intervenojnë gjersa qytetarët po iknin të tmerruar
Lexo po ashtu A e organizoi vetë Kremlini sulmin në Moskë, pamje që hedhin dyshime - policët nuk intervenojnë gjersa qytetarët po iknin të tmerruar

“Ne e dimë se ata po krijojnë një ‘perde’ për të arsyetuar pushtimin e Ukrainës. Por, kjo nuk do të thotë se nuk është një tragjedi kur njerëz të pafajshëm humbasin jetën e tyre kur bombardohen në një mënyrë të tmerrshme”, shtoi Hunt.

Ministri paralajmëroi se Britania e Madhe dhe vendet e tjera evropiane duhet të jenë absolutisht të shqetësuara që Shteti Islamik u kthye në skenën botërore.

“Ne jemi shumë me fat në këtë vend që kemi një shërbim sekret tepër madhështor që ka arritur të pengojë kërcënime të shumta terroriste në vitet e fundit, por ne duhet të jemi vigjilentë. Nëse sulmi është kryer nga Shteti Islamik, ata janë krejtësisht pa dallim në atë që ata po, gati për të vrarë në mënyrën më të tmerrshme”, shtoi Hunt.

Ndryshe, Komiteti rus i Hetuesisë ka deklaruar se numri i viktimave është 137 gjersa 61 prej tyre i kanë identifikuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori