LAJMI I FUNDIT:

Ministri britanik i Financave: Vendi do ta tregojë potencialin ekonomik pas BREXIT-it

Ministri britanik i Financave: Vendi do ta tregojë potencialin ekonomik pas BREXIT-it

Ministri britanik i Financave, Sajid Javid tha se vendi do të nisë një kapitull të ri ekonomik sapo të publikohet buxheti pas BREXIT-it në muajin mars.

Javid shtoi se buxheti i ri nënkupton, “përcaktim të planeve ambicioze për të nxjerrë potencialin e Britanisë së Madhe, intensifikim në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe shoqërim drejt një dekade rilindjeje”, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, ai tha se buxheti do të sjellë zotimet e qeverisë për taksat, për të ndihmuar në trajtimin e kostos së jetesës.

Johnson përballet me presione nga biznesi mbi marrëveshjen e tregtisë pas BREXIT-it
Lexo po ashtu Johnson përballet me presione nga biznesi mbi marrëveshjen e tregtisë pas BREXIT-it

Javid bëri me dije se do të përfitojë nga normat e ulëta të interesit për të investuar siç duhet, duke mbajtur nën kontroll borxhin.

Britania e Madhe njoftoi në fund të vitit të kaluar se punëtorët me pagat më të ulëta në vend do të kenë rritje 6.2 për qind në prill të këtij viti dhe kjo do të jetë rritja më e madhe në histori. /Telegrafi/