LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Brendshëm i Republika Srpska, e godet shuplakë deputetin opozitar

Ministri i Brendshëm i Republika Srpska, e godet shuplakë deputetin opozitar

Në Kuvendin e Republikës Serbe ka ardhur deri te një incident, kur ministri i Punëve të Brendshme, Dragan Lukaç sulmoi fizikisht deputetin e PDP-së, Drashko Stanivukoviq.

Gjatë fjalimit të mbajtur në foltoren e Kuvendit, Lukaç i është drejtuar Stanivukoviqit se si nuk ka të drejtë të flasë për NATO-n, pasi sipas tij ka qenë shumë i vogël gjatë kohës së bombardimeve, transmeton Telegrafi.


“Nuk e di ti si është kur aeroplanët e NATO-s të fluturojnë mbi kokë”, dëgjohet duke thënë Lukaç.

Madje ai ia bëri me dije Stanivukokviqit dhe deputetëve tjerë të opozitës, së do të “përfundojnë sikurse flamujt e vegjël të NATO-s” që i mbanin në duar.

E kur Stanivukoviq iu afrua Lukaçit, fillimisht i hodhi një grusht me letra në fytyrë dhe më pas e godet me shuplakë. Për ta qetësuar situatën, kryesuesi i mbledhjes ka kërkuar pauzë.

Kujtojmë që Stanivukoviq kishte futur në sallën e Kuvendit disa flamuj me logon e NATO-s, e gjatë diskutimit për reformat e programit, i është ofruar Millorad Dodikut dhe Radovan Vishkoviqit mbi të cilët i hodhi flamujt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori