LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Brendshëm gjerman ofron dorëheqje

Ministri i Brendshëm gjerman ofron dorëheqje

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, ka ofruar të dielën dorëheqjen e tij, kanë njoftuar zyrtarë të partisë, pas përshkallëzimit të debatit për migrimin, çështje e cila rrezikon qeverinë e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, Seehofer ka thënë se ai është i gatshëm për të liruar pozitën e ministrit dhe të drejtuesit të Partisë Social-Demokrate, gjatë një takimi në të cilin është diskutuar për atë nëse duhet pranuar propozimin e Merkelit, të përcjellur nga takimi i Brukselit javën e kaluar dhe ky hap e bën qeverinë e kancelares Merkel edhe më të pasigurt.


Merkel është detyruar të kthehet nga fqinjtë evropianë për të kërkuar zgjidhje për krizën e migrantëve që tentojnë të hyjnë në Gjermani.

Seehofer, i cili i ka kërkuar kancelares Merkel të ashpërsojë politikën e saj për refugjatët, u ka thënë kolegëve të tij më herët se nuk sheh mundësi tjetër përveç kthimit të disa migrantëve në kufi, ka thënë një burim i partisë së tij, mirëpo Merkel në anën tjetër ka kundërshtuar këtë ide.

Javën e kaluar, liderët e BE-së janë pajtuar për të pranuar refugjatë në baza vullnetare dhe për të krijuar “qendra të kontrollit” brenda bllokut, në mënyrë që të analizohen kërkesat për azil. /Telegrafi/