LAJMI I FUNDIT:

Ministri Berisha dhe ambasadori kanadez flasin për transformimin e FSK-së

Ministri Berisha dhe ambasadori kanadez flasin për transformimin e FSK-së

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, takoi sot ambasadorin fuqiplotë të Kanadasë në Prishtinë, Daniel Maksymiuk, me të cilin bisedoi për transforimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Berisha e falënderoi ambasadorin Maksymiuk për mbështetjen e vazhdueshme që Kanadaja po jep për Kosovën, si dhe e njoftoi atë, me zhvillimet e fundit për tranzicionin e FSK-së dhe miratimin e Ligjeve që pritet të bëhen më 14 dhjetor nga Kuvendi i Kosovës.


“Jemi në pritje të leximit të dytë në Kuvend të Ligjeve për FSK-në, dhe presim që të njëjtat të kalojnë me votat e të gjithë deputetëve të të gjitha komuniteteve në Kuvend. Është e drejtë e jona si shtet i pavarur dhe sovran të kemi Ushtrinë tonë, me kapacitete mbrojtëse dhe në partneritet me aleatët tanë dhe NATO-n”, tha ministri Berisha.

Ai gjithashtu e ka njoftuar ambasadorin me mandatin e ri të Forcës për Sigurinë e Kosovës, duke shtuar se mandati i ri i FSK-së, do të ruaj karakterin profesional, me mision mbrojtës.

“Një Forcë e hapur për të gjithë qytetarët dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ne jemi zotuar se rajoni do të ketë edhe një forcë aleate, të ndërveprueshme me aleatët dhe në shërbim të krijimit dhe ruajtjes së paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon dhe me gjerë, jo vetëm konsumues por edhe ofrues të paqes”, ka shtuar Berisha.

Ndërkaq, ambasadori i Kanadasë në Prishtinë, Daniel Maksymiuk shprehu bindjen se edhe më tutje do të vazhdojë bashkëpunimi mes dy shteteve mike.

“Kanadaja është shtet mik i Kosovës dhe do të vazhdojë me përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën”, citohet të ketë thënë Maksymiuk. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori