LAJMI I FUNDIT:

Ministri Ademi takon tenorin e njohur botërisht, Ramë Lahaj

Ministri Ademi takon tenorin e njohur botërisht, Ramë Lahaj

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, sot në kabinetin e vet realizoi takim me tenorin e njohur botërisht, Ramë Lahaj.

Siç njoftojnë nga ministria e Kulturës, në takim, Ademi dhe Lahaj biseduan për mundësinë që ky tenor i shquar i cili interpreton në skenat botërore të operës, të interpretojë edhe para publikut të Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.


Lahaj për herë të parë interpreton në Shkup, të enjten, më4 prill, në Operën dhe Baletin e Maqedonisë, në orën 19:30 në koncertin gala „Ramë Lahaj dhe miqtë“. Në koncertin gala i cili është në kuadër të edicionit të shtatë të festivalit „Skena e muzikës serioze shqiptare“, Lahaj do të interpretojë së bashku me emrat e tjerë të njohur botërisht, si sopranoja nga Rusia, Venera Gimadieva, baritoni Kiril Manollov dhe mexosopranoja Marika Popoviq, ndërsa me orkestrën e Operës dhe Baletit të Maqedonisë do të dirigjojë maestro David Krescenzi.

Koncerti është nën organizimin e Shoqatës „Alegreto“. Më 5 prill në orën 14:30, Lahaj do të mbajë edhe një master klasë për artistët e rinj.

Ramë Lahaj është njëri nga këngëtarët më të shquar në gjeneratën e tij, është fitues i çmimit „Operacioni Plasido Domingo“ në vitin 2016. Interpreton me emra të njohur botërisht në skenat e operës në gjithë botën, në mesin e të cilëve: interpretimi në Operën Nacionale të Parisit me Plasido Domingo, në Bolshoj me Sohiev, Operën Nacionale të Finlandës me Helsinki, Operën e Mbretërisë së Danimarkës, si dhe turne ndërkombëtare të koncerteve me Angela Georgiu në Korenë e Jugut dhe në Meksiko me Orquestra Filarmonica de Jalisco./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori