LAJMI I FUNDIT:

Ministrat pa zgjidhje për deponinë në Strugë

Ministrat pa zgjidhje për deponinë në Strugë

Ministri i ambientit, Sadulla Duraku dhe ministrat pa resor Zoran Shapuriq e Ramiz Merko tani për tani nuk kanë zgjidhje konkrete për problemin me deponinë e Strugës. Pas takimit me ushtruesin në detyrë kryetar i Strugës, Mustafa Zabzun, vendosën që puna t’i kalohet ekipeve të ekspertëve të cilët masat do t’i dorëzojnë në qeveri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri i ekologjisë Sadulla Duraku, i cili vjen nga rajoni i cili ballafaqohet me problemin e deponive, tha se në ministri kanë hartuar plan për çështjen e deponive. Ndërsa, sipas u.d kryetarit të Strugës, në këtë rast bëhet fjalë për problem qeveritar e jo për lokal.


Përkundër paralajmërimeve të ministrave, qytetarët për nesër paralajmëruan protestë./Telegrafi/