LAJMI I FUNDIT:

Ministrat Krasniqi e Rashiq në Leshak, vizituan familjen që i është djegur stalla dhe disa krerë lopë

Ministrat Krasniqi e Rashiq në Leshak, vizituan familjen që i është djegur stalla dhe disa krerë lopë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, bashkë me ministrin për për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, kanë vizituar sot komunën e Leposaviqit, ku kanë qëndruar edhe në familjen të cilës zjarri ia dogji stallën dhe disa krerë lopë.

Ministri Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për vizitën në këtë komunë, duke thënë se përkushtimi i qeverisë në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë është i lartë.


“Bashkë me ministrin Nenad Rashiq sot ishim për vizitë në Leposaviq. Në Leshak, takuam dhe biseduam me qytetarë për problemet dhe kërkesat e tyre. Vizituam edhe familjen të cilës si pasojë e zjarrit i është djegur ferma bashkë me disa krerë gjedhe brenda saj”, ka shkruar ministri Krasniqi.

Më tej ai ka thënë se “përkushtimi i tyre në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë është i madh, serioziteti i tyre në punë është i lartë andaj ne do të ju qëndrojmë afër në mënyrë që të ju lehtësojmë punën dhe përmirësojmë kushtet”.

“Gjatë kësaj dite, me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Leposaviqit, Nenad Radosaleviq, vizituam Qendrën Sportive të Komunës, e cila është iniciuar si projekt qeveritar në vitin 2015 dhe ka mbetur ende pa u përfunduar”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori