LAJMI I FUNDIT:

Ministrat Elezi dhe Mustafa synojnë shtimin e mjeteve buxhetore për komunat ku ka popullatë rome

Ministrat Elezi dhe Mustafa synojnë shtimin e mjeteve buxhetore për komunat ku ka popullatë rome

Ministresha e Vetëqeverisjes Lokale, Shiret Elezi, në takimin e sotëm me ministrin pa portofol, Nexhdet Mustafa, bisedoi për mundësitë për përfshirje më të gjerë të komunave në interaksionin e romëve në nivel lokal, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Elezi theksoi se njësitet e vetëqeverisjes lokale në bashkëpunim me Qeverinë do të mund edhe më shumë të kontribuojnë për përmirësimin e kushteve për jetesë të popullatës rome. Për këtë qëllim përveç mjeteve buxhetore do të mund të sigurohet edhe mbështetje plotësuese donatore, veçanërisht në dhjetë komunat ku janë më të pranishëm romët.


Ministri pa portofol, Nexhdet Mustafa shprehu falënderim të veçantë për iniciativën dhe interesin e treguar nga ana e ministres Elezi. Ai theksoi se në dekadën e romëve janë realizuar shumë projekte të rëndësishme falë mbështetjes së fuqishme nga Qeveria dhe nga bashkësia donatore.

Në takim, siç kumtohet nga kjo ministri, është dakorduar që praktika e bashkëpunimit të rregullt dhe konsultimeve të vazhdojë me qëllim të sigurimit të kushteve që projektet aktuale të vazhdojnë të zbatohen, si dhe të sigurohen të reja të cilat do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve për jetesë të komunitetit rom në bashkësitë lokale./Telegrafi/