LAJMI I FUNDIT:

Ministrat e BE-së, më 10 maj, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

Ministrat e BE-së, më 10 maj, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor
Foto: Arkiv

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimor në një takim më 10 maj, konfirmoi për gazetarët selia e BE-së.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë një ndër pikat kryesore të bisedimeve.

Në takimin që do të kryesohet nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.


Lajçak pritet t’i informojë ministrat në lidhje me përgatitjet për një raund të ri të bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë.

Në kuadër të debatit për situatën në rajon, sipas njoftimeve të zyrtarëve në Bruksel, do të diskutohet “qasja gjeopolitike e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor”.

Burime të BE-së thanë se debati nuk do të përqendrohet në procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit.

“Edhe pa diskutim, është e qartë se Ballkani Perëndimor ka perspektivë evropiane. Ne do të merremi me politikën e jashtme [në atë takim]”, tha një zyrtar evropian, transmeton REL.

Ai paralajmëroi se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë për ndikimin e vendeve të treta në Ballkanin Perëndimor, sepse, siç tha, është e qartë se situata “ka ndryshuar dukshëm kur bëhet fjalë për ndikimin e jashtëm në vendet e rajonit”.

“BE nuk insiston në ekskluzivitetin e pranisë në rajon, por është e rëndësishme që BE të jetë e pranishme dhe të jetë një lojtare kryesore”, tha zyrtari evropian.

Në trend Botë

Më shumë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori