LAJMI I FUNDIT:

Ministrat dhe opozitarët më të suksesshëm dhe më të dobët, sipas analistëve

Ministrat dhe opozitarët më të suksesshëm dhe më të dobët, sipas analistëve

Analistët kanë bërë bilancin e vitit 2013 në raport me aktivitetin e liderëve opozitarë dhe liderëve të shtetit.

Në RTV Dukagjini ata kanë përzgjedhur më të mirët dhe më të dobëtit e vitit 2023.


Për analistin Astrit Gashi asnjëri prej pesë liderëve opozitarë nuk kanë përformuar mirë.

Ai thotë se për dallim nga tre liderët opozitarë që janë në Kuvend, opozitarët tjerë Fatmir Limaj e Dardan Molliqaj kanë pasur opozitë më të mirë.

“Koha i ka dhënë të drejt vetëm Dardan Molliqajt në raport me gjërat që ka bërë Albin Kurti.

Në lidhje me performancën e ministrave të Qeverisë Kurti, Gashi thotë se Besnik Bislimi është “kanceri” i Qeverisë Kurti, derisa ministri më i suksesshëm sipas tij ka qenë Xhelal Sveçla, por edhe Faton Peci.

Dibran Hoxha nga ana tjetër thotë se Memli Krasniqi është opozitari më i dobët, derisa sipas tij Lumir Abdixhiku është opozitari më i suksesshëm.

“Arbërie Nagavci është ministrja më e dobët edhe për shkak të testit PISA. Ministri më i suksesshëm është Xhelal Sveçla. Veriu ka qenë një sukses për Kosovën”.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se opozita parlamentare ka qenë shumë e dobët dhe nuk ka mundura ta sfidojë Kurtin. Ai thotë se nga opozita joparlamentare vetëm Molliqaj ka mundur ta “dekonstruktojë” Kurtin.

“Pavarësisht fuqisë politike, PSD është parti politike që i bën mirë demokracisë. Molliqaj në shumë aspekte ka pasur të drejtë për ato që i ka thënë ndaj Kurtin.

Derisa Mushkolaj thotë se nga ministritë më koti është ajo e Zhvillimit Rajonal, mirëpo ai thotë se Rozeta Hajdari, Arbërie Nagavci dhe Donika gërvalla kanë qenë ndër më të dobëtat edhe për shkak të menaxhimit të skandaleve.

“Mos të jem seksist, edhe ministri Liburn Aliu nuk ka qenë aspak më i mirë se këto tri ministre”.

“Pajtohem me bashkëfolësit se ministri më i suksesshëm ka qenë Xhelal Sveçla për shkak të aksioneve në veri. Megjithatë vullneti politik ka rëndësi”, ka deklaruar Mushkolaj.

Por ndryshe mendon analisti Ylli Hoxha kur ka bërë vlerësimin e opozitës.

Ai thotë se Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku kanë bërë detyrën pasi sipas tij kanë pasur përballë një qeveri shumë të fuqishme.

“Nga ministrat, Rozeta Hajdari për shkak të skandalit. Nagavci duhet kritikuar për shkak të PISA-s, Gërvalla është për kritikë për shkak të dështimit ët politikës së jashtme. I suksesshëm ka qenë Xhelal Sveçla për shkak të veriut. Hekuran Murati dhe Faton Peci poashtu kanë qenë të suksesshëm”.

Derisa ish-deputeti Visar Ymeri ka thënë se asnjëri nga liderët opozitarë nuk ka arritur të ndërtojë një narracion për Kosovën nën qeverisjen e tyre.

“Ata duhet të kenë një qëndrim koherent se si do të dukej Kosova. LDK-ja është pak më e avancuar në këtë drejtim me “Rrugën e re”, por nuk ka arritur aty ku duhet. Duhet vlerësuar se LDK e PDK kanë bërë punë të mirë me dërgimin në kushtetuese të ligjeve të dyshimta”.

Në lidhje me punën e ministrave, Ymeri thotë se Sveçla ka bërë punë të mirë në veri, por që sipas tij ka dështuar në raport me mbrojtjen e Sindikatës së Policisë kur i ka sulmuar Kurti.

“Ndër më të dobëtit në qeveri kanë qenë Besnik Bislimi dhe Hekuran Murati. Ka vërejtje edhe Arbërie Nagavci dhe Donika Gërvalla. Si ministre e suksesshme mund të konsiderohet për shkak të insistimit në energji efiçente, është Rozeta Hajdari. Faton Peci duket se është më punëtorë. Më pëlqej ta dëgjojë kur flet edhe Hajrullah Çeku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori