LAJMI I FUNDIT:

Mini Electric duket se është gati për prodhim (Foto)

Mini Electric duket se është gati për prodhim (Foto)

Ngjan si makinat tjera nga Mini, vetëm se është tërësisht elektrik

Viti 2019 është shumë i rëndësishëm për kompaninë Mini, pasi shënon 60 vjetorin e themelimit, si dhe hyn në një epokë të re, duke prodhuar makinën e parë tërësisht elektrike, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, Mini Electric është parë disa herë derisa testohej, por herën e fundit i ka pasur të gjitha dritat origjinale, sikur te modeli i lansuar së fundmi.

Fakti që testohej në mot të ftohtë dhe me borë, tregon se makina është e kompletuar dhe mund t’i bëj  ballë çdo situate. Dihet sigurt se ky Mini lansohet gjatë këtij viti, ndërsa në bazë të këtyre gjetjeve duket se është gati për prodhim.

Frankfurt Auto Show i para dy viteve, ishte organizimi ku u prezantua Mini Electric me autonomi prej 200 kilometra, por që finalizimi i prodhimit zgjati tepër shumë. /Telegrafi/