LAJMI I FUNDIT:

Mini Cooper zbuloi pamjen e modelit të gjeneratës së ardhshme

Mini Cooper zbuloi pamjen e modelit të gjeneratës së ardhshme

Mini ka zbuluar imazhet e para zyrtare të gjeneratës së ardhshme të Cooper.

Prodhuesi i automjeteve e prezantoi për herë të parë Cooper-in e ri në vitin 2021.

Atëbotë ishte treguar një prototip i kamufluar dhe ishte konfirmuar se makina ikonë e qytetit do të ofrohej si me djegie të brendshme, ashtu edhe me energji elektrike, përcjell Telegrafi.

Mini mbetet pothuajse i njëjtë, vetëm me disa detaje të vogla më ndryshe.

Mini elektrik do të ndërtohet në Kinë në një platformë të zhvilluar me Great Wall Motor, ndërsa një model me gaz – i cili pritet të ndajë stilin e tij me EV – do të arrijë në një version të përditësuar të platformës aktuale dhe do të montohet në Oksford, Angli.

Versioni me djegie të brendshme duhet të përdorë të njëjtit motorë turbocharged 1.5-litër me tre cilindra dhe turbocharged 2.0-litër.

Më shumë detaje mbi gjeneratën e ardhshme Cooper pritet të publikohen së shpejti. /Telegrafi/