LAJMI I FUNDIT:

Mini Cooper S E do të shfaqet më herët se që pritej (Foto)

Mini Cooper S E do të shfaqet më herët se që pritej (Foto)

Ky Mini elektrik, do të shfaqet në korrik

Deri më tani është parë edhe pa shtresat e kamuflazhit, mirëpo ka ende shumë mister që e rrethon këtë makinë tërësisht elektrike, transmeton Telegrafi. Autoblog raporton se Mini Cooper S E, do të vjen shumë më herët se që pritej, pasi shfaqet në tërësi më nëntë korrik.

Më herët, ishte thënë se do të shfaqet gjatë shtatorit në Frankfurt Motor Show, dy vjet pas prezantimit të konceptit, në po të njëjtin aktivitet. Derisa e ka konfirmuar shfaqjen e kësaj makine elektrike, nuk e ka treguar datën specifike.

Në mënyrë vizuale ngjanë me konceptin që e kemi parë më 2017, ndërsa edhe pse është elektrike nuk dallon prej dukjes që ka Cooper.

Specifikat nuk janë bërë të ditura, pritet që të ketë të njëjtin sistem si BMW i3S me 44kWh dhe bateri 120Ah, që prodhon 181 kuaj fuqi. Autonomia e Mini Cooper S E, pritet të jetë rreth 270 kilometra. /Telegrafi/